Arbana Xharra largohet përfundimisht nga PDK? “Kapet” keq me Ganimete Musliun

Aktuale

Arbana Xharra largohet përfundimisht nga PDK? “Kapet” keq me Ganimete Musliun

Nga: N. H Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 14:02
Arbana Xharra dhe

Ish-gazetarja Arbana Xharra, kishte bërë bujë të madhe me aderimin e saj në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ky aderim kishte ndodhur në maj të vitit 2017, raporton “Bota sot”.

Mirëpo, siç duket, tashmë Xharra i ka dhënë fund qëndrimit të saj në ish-partinë e Kadri Veselit.

Ajo sot përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ashpër, pasi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka propozuar për president të Kosovës.

Xharra në një përgjigje, e ka quajtur deputeten Musliu si erdoganiste. Ndërsa, i ka bërë me dije kësaj të fundit, se nuk mundet me e dashuru edhe Kosovën edhe Erdoganin në të njëjtën kohë.

Ja shkrimi i saj:

Ganimete Musliu me paska propozu për presidente.

Mendova pak a ja vlen me tu falënderuar për këtë “nder” që ma paska ba. Ndërkohë që mesreshtave paske përmendur edhe “baben Erdogan”, jo rastësisht, sepse ti dhe miku yt Mërgim Lushtaku e adhuroni.

E qysh ka mundësi unë me qenë e propozuar për presidente nga një erdoganiste.

Jo Gane, s’mundesh me dashtë edhe Kosovën edhe Erdoganin. E në anën tjetër me lehtë është me qenë deputete, ministre e presidente në Kosovë se me vite të tera me u marrë me taliban, ISIS edhe erdoganistë.

Kështu që privilegjet e posteve po ua le juve unë kam punë më të rëndësishme.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat