Në Serbi janë befasuar nga kolonat në hyrje. Kolonat e automjeteve me kilometra të gjatë janë ende duke u formuar në pikat kufitare ku po presin shumë qytetarë, shumë prej të cilëve janë mërgimtarë nga Kosova që po vijnë në vendin e tyre.
Turmat po krijohen para hyrjes në fuqi të masës së re, sipas së cilës hyrja në Serbi për shtetasit e huaj është e mundur vetëm me një test negativ PCR jo më të vjetër se 48 orë dhe për qytetarët e Serbisë një karantinë dhjetë ditore është e detyrueshme, shkruajnë mediat serbe.
Sipas informacionit të fundit, pritja për hyrje në Serbi nga Hungaria është më shumë se pesë orë, raporton media serbe.
Në vendkalimin kufitar Batrovci, kolona e automjeteve nga drejtimi i Kroacisë për në Serbi është po ashtu e gjatë disa kilometra.
Pritja për hyrje nga Kroacia është rreth orës gjashtë orë, ndërsa gjatë natës raportohet se qytetarët qëndruan në një kolonë për tetë orë.