Shumë bashkatdhetarë që jetojnë në Evropë ia kanë mësyrë vendlindjes për festat e fundvitit. Nisja e tyre drejt Kosovës ka shkaktuar kolona të gjata nëpër kufi.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njoftoi se në pikën kufitare te Dheu i Bardhë qytetarët për të hyrë në Kosovë po presin deri në 3 orë, ndërsa kolona e automjeteve është gati 1 kilometër.
Në anën tjetër në dalje nuk ka pritje as kolona të automjeteve. Në Jarinjë pritjet në hyrje janë deri në 40 minuta, ndërkaq në Merdarë pritjet janë deri në 20-30 minuta.
Pikat e tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara.