Deputeti i VV-së, Fitim Haziri kishte vizituar pikën kufitare në Merdare.
Atje ishte informuar për gjendjen nëpër të cilën kalojnë mërgimtarët.
Shefi i ndërrimit të Policisë, Arsim Rexhepi, i kishte njoftuar se deri në ora 14:30 më shumë se 1000 vetura kishin kaluar pa ndonjë vonesë.
Postimi në Facebook:
Sot, bashkë me Xhafer Mehmetin vizituam pikën kufitare në Merdare, ku u pritëm nga shefi i ndërrimit të Policisë, Arsim Rexhepi, nga i cili u njoftuam rreth pritjeve të mërgimtarëve në këtë pikë doganore.
Z.Rexhepi, na tregoi se deri në ora 14:30 më shumë se 1000 vetura kishin kalua pa ndonjë vonesë.
Ndërsa, mijëra e mijëra bashkëvendas, tashmë kanë arritur nga vendet e ndryshme të botës, e shumë të tjerë pritet të vijnë ditëve në vazhdim.
Dashuria e mërgimtarëve për atdheun, nuk mund të thuhet me fjalë.
Gjithmonë duhet të jemi mirënjohës ndaj tyre.