Reçica i PDK-së poston fotografi me aktivistë të kësaj partie, nuk mbajnë distancë e as maska

Aktuale

Reçica i PDK-së poston fotografi me aktivistë të kësaj partie, nuk mbajnë distancë e as maska

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 21:02
Foto nga takimi

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica ka shpërndarë një fotografi me aktivistë dhe veprimtarë që ai thotë se kanë mbështetur proceset që sollën lirinë dhe pavarësinë.

Në fotografinë që ka shpërndarë Reçica vërehet se mes personave nuk mbahet distanca dhe të gjithë janë pa maska.

Ai tregon se aty janë edhe aktivistë të PDK-së nga dega në Zvicër.

Ky është postimi i tij i plotë:

Takim i përzemërt dhe tejet përmbajtësor me aktivistët dhe veprimtarët e devotshëm të gjitha kohërave dhe me mbështetës të proceseve më të rëndësishme që sollën lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Aktivistë të shquar, të vyer e të rëndësishëm të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër.

Bashkarisht do të punojmë dhe përkushtohemi në organizimin dhe fuqizimin e Partisë Demokratike në diasporë.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat