Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi, ka thënë se po plaçkiten bashkatdhetarët në pikat kufitare.
Ai ka thënë se kjo po bëhet përmes “Kartonit të Gjelbërt”, ku mërgimtarët, përkundër që është votuar amandamenti për heqjen e tij, po vazhdojnë të kryejnë pagesat.
Rrustemi këtë e ka quajtur të padrejtë dhe ilegale, përcjell Bota sot.
Reagimi i tij në Facebook:
Përkundër se është votuar amendamenti i Grupit parlamentar të Lëvizjes për heqjen e “Kartonit të Gjelbërt”, vazhdon plaçkitja e bashkatdhetarëve në pikat kufitare. Kjo pagesë ka qenë gjithnjë e padrejtë, por tani është edhe ilegale.