Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se ka marrë letër urimi për festat e fundvitit nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.
Haradinaj-Stublla ka shkruar në Twitter se qytetarët e Kosovës janë të bekuar me lidhjen speciale që e kanë me Amerikën.
“E nderuar që marr urimet më të mira për këtë sezon festash nga Presidenti Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. Populli i Kosovës është i bekuar me lidhjen speciale me SHBA-në”, ka shkruar kryediplomatja e Kosovës.
“Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara dhe popullin Amerikan me prosperitet të vazhdueshëm, shëndet të mirë dhe dashuri”, ka shkruar tutje Haradinaj-Stublla.
Të dielë, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka pranuar kartolinë urimi nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump për festat e fundvitit.