Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se asnjë masë dhe vendim MSH nuk e merr pa koordinim të plotë me të gjitha institucionet që janë të inovoluara në zbatueshmërinë e Ligjit për pandeminë.
Zemaj shtoi se çdo masë apo vendim është i kotë nëse nuk ka mbikëqyrje rigoroze të zbatimit të masave.
“Në Republikën e Kosovës, autoriteti i vetëm që interpreton masat anti Covid është Ministria e Shëndetësisë, çdo vendim tjetër i lëshuar nga ndonjë institucion tjetër, si leje për veprim është i pavlefshëm dhe policia dhe inspektoratet duhet të veprojnë menjëherë.Tashmë, kur kemi edhe ardhjen e diasporës dhe mundësinë e grumbullimit të qytetarëve, lusim të gjithë qytetarët për respektim rigoroz të masave.Bashkë ia dalim!”, tha Zemaj.
Zemaj u deklarua pas përfundimit të takimit që pati me institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave kundër COVID-19, ku u diskutua situata momentale më koronavirus.
Gjatë ditës u supozua që masat anti-COVID pritet të ndryshohen gjatë ditës së sotme, por që Zemaj qartësisht nuk tha se është marrë ndonjë vendim lidhur me këtë çështje.