U.D Drejtori i Policisë: Ajo çka shihet si shqetësuese për neve këto ditë, është rritja e numrit të të ardhurve nga diaspora

Aktuale

U.D Drejtori i Policisë: Ajo çka shihet si shqetësuese për neve këto ditë, është rritja e numrit të të ardhurve nga diaspora

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:27
Samedin Mehmeti dhe Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e masave kundër COVID-19, u u diskutua situata momentale më koronavirus.

Pas kësaj, në konferencë për media është deklaruar edhe u.d i Drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Mehmeti tha se Policia e Kosovës po vazhdon aktivitete e planit operativ për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Mehmeti tha se çfarë është shqetësim, është numri i madh i të ardhurve gjatë ditëve të fundit.

“Ajo çka shihet në ditët e fundit dhe që është shqetësim për neve është  rritja e numrit e të ardhurve përkatësisht atyre që vinë nga diaspora. Gjatë vikendit ka pasur gati 20 mijë të ardhur e më së shumti përmes Aeroportit të Prishtinës, me mbi 7 mijë e 500 të ardhur brenda 24 orëve. Ndërsa nga vendkalimet tokësore më e mbipopulluar ishte vendkalimi tek Dheu i Bardhë ku pati  mbi 4 mijë qytetarë që e kaluan këtë vendkalim, që kanë hyrë në territorin e Kosovës”, tha Mehmeti.

Tutje ai tha se sa i përket aspektit të punëve operative po vazhdohet me patrullimin shtesë në qytete, në qendra tregtare e kudo ku mund të ketë më shumë njerëz të grumbulluar.

“Po vazhdojmë me kontrollime, që nënkupton edhe shqiptimin e gjobave apo tërheqjen e vërejtjes. Ne po zbatojmë të gjitha masat në pikat kufitare, aktualisht ata që nuk kanë test dërgohen në vetizolim kurse ata që e kanë përfunduar testin lirohen”, tha ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat