Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha thotë se Lista Serbe në Kosovë është për ta dëmtuar vendin tonë.
Ai thotë se iu dha shumë privilegje kësaj liste e ky ishte gabim.
Berisha thotë se nuk beson që ndonjë kryeministër do i pranonte kërkesat e tyre.
“Lisa Sërpska është ekskluzivisht këtu për të dëmtuar Kosovën. Janë dorë e zgjatur e Vuçiqit në Kosovës. Për çdo çështje shkojnë në Beograd. Në 2011 u bë një gabim, nga bisedimet në Bruksel rrodhi lista serbe, iu krijuan privilegje të tepërta, asnjë vend i botës nuk u ka dhënë këso privilegje komuniteteve. Kryeministri nuk e di si komunikon me ta. Nuk besoj që kryeministri tani por edhe i ardhmi që do pranojnë kërkesat e tyre që dëmtojnë vendin tonë. Me kërkesa e Sërpskas duhet të jemi të kujdesshëm, sepse burojnë nga politika e Vuçiqit”, thotë Berisha në T7.