Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi përmes një shkrimi në rrjetin social ka deklaruar se 170 milionë euro është shuma e përafërt e mjeteve që do të deponohen në llogaritë bankare të qytetarëve, brenda kësaj jave.
Rukiqi tregon se shpenzimi i këtyre mjeteve brenda vendit dhe mjetet që do të hyjnë në ekonomi, nga ardhja e diasporës janë padyshim infuzioni më i mirë për ekonominë e Kosovës.
“Shpenzimi i këtyre mjeteve brenda vendit + mjetet që do të hyjnë në ekonomi, nga ardhja e diasporës, janë padyshim infuzioni më i mirë për ekonominë e vendit, në këtë vit të mbijetesës”, shkruan ai në Facebook.
Ja shkrimi i tij:
170 milionë euro, është shuma e përafërt e mjeteve që do të deponohen në llogaritë bankare të qytetarëve, brenda kësaj jave, pas aplikimit për tërheqje të 10% të mjeteve që i kanë të kursyera në Trustin e Kursimeve Pensionale.
Shpenzimi i këtyre mjeteve brenda vendit + mjetet që do të hyjnë në ekonomi, nga ardhja e diasporës, janë padyshim infuzioni më i mirë për ekonominë e vendit, në këtë vit të mbijetesës.