Ehat Miftarj nga KDI, ka reaguar në lidhje me debatin kundër ardhjes së mërgatës.
Miftaraj përmes një postimi në facebook ironizoi duke thënë se 'përsosmërinë' e Kosovës po na e prishin mergimtarët kur po vijnë në pushim.
"Në Kosovë gjithçka funksionon në mënyrë të përsosur gjatë tërë vitit, ka rregull, pastërti, respektim të rregullave në trafik, nuk ka mbeturina në rrugë, flasim më zë të ultë në rrugë dhe në ambiente të mbyllura, nuk pihet duhani në lokale, etj, etj, etj", dekalroi Miftaraj, përcejll "Bota sot".
Postimi i plotë
Në Kosovë gjithçka funksionon në mënyrë të përsosur gjatë tërë vitit, ka rregull, pastërti, respektim të rregullave në trafik, nuk ka mbeturina në rrugë, flasim më zë të ultë në rrugë dhe në ambiente të mbyllura, nuk pihet duhani në lokale, etj, etj, etj.
Këtë përsosmëri po na e prishin mergimtarët kur po vijnë në pushim.
Mos me njoftë na njani tjetrin kishim besuar në këto broçkulla se mërgimtarët spo i respektojnë rregullat, se përndryshe ne jo vetëm në dijen tonë por edhe nën-dije e kemi të instaluar respektimin e rregullave.