Përgjigjet Lutfi Haziri: A mund të pranojë Vjosa Osmani kthimin në LDK?

Aktuale

Përgjigjet Lutfi Haziri: A mund të pranojë Vjosa Osmani kthimin në LDK?

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 21:28
Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin Pressing se u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, nuk është përjashtuar nga LDK’ja por vetëm nga pozitat udhëheqëse.

Ai thotë se është i hapur për bashkëpunim dhe i gatshëm për një takim me Vjosa Osmanin. Ai thotë se duhet të arrihet një untiet që të rikthehet ajo LDK e para 10 viteve.

“Rikthimi madh i LDK’së që po provohet tash e disa vite është uniteti. Uniteti dhe rikthimi i të gjitha forcave. Brenda LDK-së kanë dalë 13 grupe politike. Asnjë subjekt nuk i bën ballë këtij lloji treni.

Nuk mund ta përballojmë arrogancën. Duhet të shteret cdo mjet dhe cdo mekanizëm që të ndërtojmë unitet. Jo domosdoshmërisht, e kemi krijuar unitetin e brendshëm. Por duhet të pajtohemi me vendimin e shumicës të gjithë. Ka raste kur as unë nuk pajtohem me vendimet. Por duhet të krijohet një pajtim”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat