Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sipas mediave ka nxjerrë aktgjykimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti. Vendi pritet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, meqë Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që vota e deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të Qeverisë Hoti, ka qenë e pavlefshme.
Por si i komenton zhvillimet e tilla nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri.
Ai thotë se ata do të respektojnë çdo vendim të Kushtetueses.
Haziri thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje të reja.
“Nëse Gjykata thotë se për 40 ditë shkojmë në zgjedhje në ulemi dhe mendojmë për zgjedhje. Ne s’kemi nevojë me e humb asnjë moment politik”, thotë Haziri.
“Etem Arifi ka votuar edhe për qeverinë LDK-VV. Problemi është se KQZ e ka akreditu’, theksoi ai.