Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratat e anëtarit të kryesisë së VV’së, Glauk Konjufca.
Konjufca kishte thënë se dy njerëzit vendimmarrës në LDK janë Isa Mustafa e Agim Veliu.
Sipas tij nuk ka të tjerë që mund të marrin vendime pasi nuk i lejojnë këta dy të parët.
“Më pëlqeu deklarata e tij dhe si sillet ai nëpër debate politike. Në VV është një njeri, e pastaj pesë vende të zbrazëta e në fund krejt të tjerët”, tha ai në emisionin Pressing në T7.