Analisti Vigan Qorrolli ka reaguar pas lajmit se sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendi do të shkojë në zgjedhje pas 40 ditësh.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ishte i pari që e kishte denoncuar si jokushtetuese votën e Etem Arifit, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se Arifi atë ditë nuk ishte deputet dhe nuk duhej të merrte pjesë si i dënuar në Parlament.
Postimi i tij i plotë:
Modestinë profesionale anash sonte: i pari e kisha denoncuar votën jokushtetuese për qeverinë e Kosovës, sepse Etem Arifi ligjërisht nuk ishte deputet atë ditë. Ai nuk do duhej të merrte pjesë si i dënuar ‘res judicata’ në Parlament!