Vendi do të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, meqë Gjykata Kushtetuese thuhet sipas disa burimeve se ka kontstatuar që vota e deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të Qeverisë Hoti, ka qenë e pavlefshme.
E këtë lajm e kanë pritur me një entuziazëm deputetët dhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputeti i VV-së, Fitim Uka në formë humori tha se dimëri do marrë plus 51 gradë.
"Po thonë që po vie dimër i çuditshëm, me temperatura plus 51 gradë përqind", shkroi Uka në facebook, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Po thonë që po vie dimër i çuditshëm, me temperatura plus 51 gradë përqind.