Pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Qeverinë Hoti, vjen reagimi i parë nga kabineti i Vjosa Osmanit

Aktuale

Pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Qeverinë Hoti, vjen reagimi i parë nga kabineti i Vjosa Osmanit

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 22:27
Kabineti i Vjosa Osmanit

Vetëm pak minuta pasi Gjykata Kushetetuese e rrëzoi Qeverinë Hoti, ka ardhur edhe reagimi i parë nga kabineti i ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

“Dmth., po dihet kah cila zyre kalojnë vendimet!??”, ka shkruar bashkëpunëtorja e Osmanit, Egnesa Vitia, derisa e ka postuar këtë fotografi me ushtruesen e detyrës së presidentit.

Gjykata Kushtetuese në këto momente ka dalur me vendim zyrtar për çështjen e votës së ish-deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Sipas vendimit të kësaj gjykate, thuhet se dikush që është i denuar me vepër penale me një vendim gjyqësor nuk mund të jetë kandidat pë deputet të Kosovës.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat