Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka treguar se cila mund të jetë data e mbajtjes së zgjedhjeve.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nëse U.D. e Presidentit shpallë sonte ose nesër dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, me shumë gjasë, i bie se zgjedhjet do të mbahen më 24 janar të vitit të ardhshëm, përcjell Bota sot.
"Nëse U.D. e Presidentit shpallë sonte ose nesër dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, me shumë gjasë, i bie se zgjedhjet do të mbahen më 24 janar të vitit të ardhshëm", ka shkruar Cakolli.