Gjykata Kushtetuese e ka shpallur votën e Etem Arifit të pavlefshme, kështu që vendi pritet së shpejti të shkoj në zgjedhje.
Këtij, lajmi i është gëzuar edhe Partia Demokratike e Kosovës, ku deputetja Ariana Musliu Shoshi u shprej e lumtur që do të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
"Më në fund një lajm i mirë. Vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme. Koalicioni i tanishëm nuk po mund të qeverisë e as Kuvendi nuk po arrin të funksionojë", shkruan Musliu-Shoshi, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Më në fund një lajm i mirë. Vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme.
Koalicioni i tanishëm nuk po mund të qeverisë e as Kuvendi nuk po arrin të funksionojë.
Të kthehemi te populli e të shohim vlerësimin e tij. Le të merr secili faturën e veprimeve politike. Qytetarët tanë duhet ta shprehin vullnetin e tyre me votë për të ardhmen e tyre.