Ish zëvendëskryeministri Haki Abazi, ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se drejtësinë dhe demokracinë nuk e bëjnë lojërat e pazaret politike pas shpine dhe as lajmet e pavërteta por e bën ligji dhe rendi kushtetues, përcjell Bota sot.
Abazi ka thënë se edhe Serbia ka tentuar me tankse e ushtri të mbajë të shtypur vullnetin Shqiptar dhe e ka pasur të pamundur!
Postimi i tij i plotë:
Drejtësinë dhe Demokracinë nuk e bëjnë lojërat e pazaret politike pas shpine dhe as lajmet e pavërteta e as propaganda e paguar, por e bën ligji dhe rendi kushtetues!
Edhe Serbia ka tentuar me tankse e ushtri të mbajë të shtypur vullnetin Shqiptar dhe e ka pasur të pamundur!