Gjykata Kushtetuese në këto momente ka dalë me vendim zyrtar për çështjen e votës së ish-deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.
Lidhur me këtë vendim, ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.
Ai përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, i ka dërguar një mesazh liderit të LDK-së, Isa Mustafa.
“Mashtruesi ka emër -Isa Mustafa. Ndryshimi ka emër. Vjosa Osmani”, shkruan ai.
Ja shkrimi i tij:
S’ka më linçime poshtërim, përjashtim nga ata që me marrëveshje prapa perdeve e tjetërsojnë vullnetin e vërtetë të qytetarëve.
Qytetari i kuptoi të gjitha, s’mashtrohet më nga mashtruesit që 40 vite në politikë jetuan e vepruan duke mashtruar.
Edhe 40 ditë për të pensionuar mashtruesin nga Rinia socialiste, sekretari krahinor, 3% e deri sot që bëri llugë skenën politike.
Mashtruesi ka emër -Isa Mustafa. Ndryshimi ka emër. Vjosa Osmani