Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses se vota e Etem Arifit nuk është e ligjshme dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Pacolli bëri apel tek partitë politike ta respektojnë për vendimin e sotëm për të shkuar në janar në zgjedhje.
"Unë u bëj thirrje të gjitha partive që të kandidojnë me një vizion që e bën Kosovën më mire se sot dhe jo me urrejtje dhe inate" shkroi Pacolli në facebook, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se vota e një deputeti nuk është e ligjshme dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Këto janë kohërat më sfiduese politikisht të Kosovës, dhe tani ne kemi nevojë për pjekuri dhe respekt për vendimin e sotëm për të shkuar në janar në zgjedhje.
Unë u bëj thirrje të gjitha partive që të kandidojnë me një vizion që e bën Kosovën më mire se sot dhe jo me urrejtje dhe inate.
Ne kemi nevojë për qartësi, prosperitet dhe stabilitet për Kosovën tani më shumë kurrë.