Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se vota e Etem Arifit është e pavlefshme.
Deputeti i VV-së, Fitim Haziri ka thënë se këtë qeveri që kemi thënë se është jolegjitime e vërtetoi edhe Gjykata Kushtetuese dhe thënë se Qeveri e kotë që do të vërtetohet edhe nga sovrani në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas tij, Qeveria Kurti po vjen, bashkë me punët e mira për popullin tonë.
Postimi në Facebook:
Sot, po vërtetohet ajo që ne e thamë në fillim. Më mirë do ishte ta kuptonin dje sesa sot, por prapë nuk është edhe shumë vonë. Qeveri jolegjitime, e vërtetuar edhe nga Gjykata Kushtetuese. Qeveri e kotë që do të vërtetohet nga sovrani në zgjedhjet e ardhshme. Qeveria Kurti po vjen, bashkë me punët e mira për popullin tonë.
Na priftë e mbara!