Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti.
Ai ka theksuar se LDK e respekton këtë vendim, derisa ka shtuar se tash kemi një realitet të ri politik.
Haziri ka theksuar se LDK tashmë do t’i filloj përgatitjet për zgjedhjet e reja parlamentare.
Ai tha se LDK do të dalë shumë mirë në zgjedhjet e reja, derisa tha se sondazhet janë më shumë perceptim.