Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti.
Ai ka theksuar se AAK do ta respektoj këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, derisa ka shtuar se të njëjtën gjë e pret edhe nga partitë tjera.
Gjykata sot ka marrë vendim ta shpallë jokushtetuese zgjedhjen e Qeverisë Hoti.
Sipas vendimit të kësaj gjykate, thuhet se dikush që është i denuar me vepër penale me një vendim gjyqësor nuk mund të jetë kandidat pë deputet të Kosovës.
Qeveria sipas kësaj Gjykate do qëndrojë në detyrë deri sa të zgjedhjet Qeveria e re, me zgjedhje të reja.
Me këtë vendim Kushteutesja thotë se Kuvendi i Kosovës nuk është në pajtim me Kushteutën e Kosovës.