Deputeti Haxhi Avdyli nga radhët e LDK-së, tha se tani më nuk ka linçime e poshtërime apo përjashtim nga ata që me marrëveshje pas perdeve tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve, duke dërguar mesazhe në drejtim të Isa Mustafës, kryetar i LDK-së.
Avdyli tha se qytetari i kuptoi të gjitha e nuk mashtrohet nga ata që 40 vjet në politikë jetuan duke mashtruar,
“Ndryshimi ka emër. Me Vjosën”, shkruan ai.
E, pas kësaj deklarate ka reaguar Nexhat Haziri, analist politik.
Haziri thotë se Avdyli është një, “jeniçeri i bandave të ish-QPK-së së Hashim Thaçit, që e terrorizuan Prizrenin në ditët e para të lirisë”.
Ja shkrimi i tij:
Haxhi Avdyli: 40 ditë për ta pensionuar mashtruesin Isa Mustafa
-Foli edhe Haxhi Qamili, apo jeniçeri i bandave të ish-QPK-se se Hashim Thaçit, që e terrorizuan Prizrenin në ditët e para t' lirisë, i transferuar me mision në LDK, që për fat të mirë nuk ia arriti qëllimit . (n.h)