Publicistja Kimete Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se kushdo që është i lumtur që ra Qeveria Hoti, sikur ajo, le të bëjë zemra tek ajo në postim, përcjell Bota sot.
Ajo ka thënë se kush nuk është i lumtur le të bëjë gajret.
"Albin Kurti kryeministër", ka shkruar ajo.
Postimi i saj i plotë:
Nëse je i lumtur që ra qeveria Hoti (si unë), bujrum me Zemra!
Nëse s'je i lumtur, gajret.
Kujtoje Aktin 1, Skena 5, kur Xhulieta i thotë Romeos:
Dashuria ime e vetme buron nga urrejtja ime e vetme!
Do të dashurohesh në Ne, të premtoj.
Sepse jemi të mirë.
P.S. Albin Kurti, Kryeministër.