Ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e rrëzoi Qeverinë Hoti, ka reaguar edhe zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi.
Ai ka theksuar se fajtor për këtë që ndodhi sot është Kurti e Mustafa.
Reagimi i plotë:
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që u publikua sonte, vetëm një gjë po më bjen në mend për momentin se kjo situatë ka dy fajtorë – Lëvizjen Vetëvendosje me Albin K. dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me Isa Mustafën.
A po e shihni se çka i kanë bërë këtij vendi?
A po e mbani mend se na patën lodhë me premtimet për Koalicon të ShpLesës, 4 + 4?
A po e shihni se qysh po e rrëzojnë njëri – tjetrin?
Një herë LDK-ja e rrëzoi Vetëvendosjen dhe tash Vetëvendosje e rrëzoi LDK-në.
Qysh me pas njeri shpresë në juve?
Turp ju qoftë!
#Mashtrues #ShpLesa #Turp