Ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar sot nuk e pengon Albin Kurti, që të zgjidhet kryeministër.
Ai ka thënë se kjo pikë për Kurtin dhe të tjerët, vlen vetëm për Kuvendin e Kosovës.
“Kurti nuk ka të drejtë që të garojë për deputet dhe të marrë pozitë në Kuvend të Kosovës. Ai mund të zgjidhet Kryeministër nëse partia vendos që ta nominojë pa e futur në listë zgjedhore”, është shprehur Kryeziu.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që vendi të shkojë në zgjedhje. Vota e deputetit Etem Arifi është shpallur e pavlefshme dhe kësisoj edhe Qeveria Hoti nuk është më legjitime.