Analisti Fisnik Halimi thotë se Kosova po futet nga rreziku në rrezik. Ai thotë se do të jetë vështirë edhe zgjedhja e presidentit pas zgjedhjeve.
“Po shkojmë nga rreziku në rrezik, por e mira e këtyre zgjedhjeve është që përfundoi një martesë artificiale”, ka thënë ai.
Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që vendi të shkojë në zgjedhje. Vota e deputetit Etem Arifi është shpallur e pavlefshme dhe kësisoj edhe Qeveria Hoti nuk është më legjitime.
Pas këtij aktgjykimi të Kushtetueses pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme