Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, thotë se presidentja duhet të kërkojë votimin e buxhetit për vitin e ardhshëm përndryshe rrezikojmë destabilizim social.
Ai shkruan:
Presidentja në detyrë duhet të kërkojë votimin e buxhetit para se të shkojmë në zgjedhje. Përndryshe rrezikojmë destabilizim total në pranverë!
Gjykata Kushtetuese në orët e mbrëmjes ka marrë vendim që vendi të shkojë në zgjedhje. Vota e deputetit Etem Arifi është shpallur e pavlefshme dhe kësisoj edhe Qeveria Hoti nuk është më legjitime.
Pas këtij aktgjykimi pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditësh nga data e shpalljes së tyre.