Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim këtë të hënë që vendi të shkojë në zgjedhje në afat prej 45 ditësh.
Ajo i ka dhënë të drejtë Lëvizjes Vetëvendosje, në ankesën e saj për votën e deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti.
Burime brenda Qeverisë, kanë bërë me dije se ky institucion do të dalë sot me një qëndrim, sa i përket vendimit të Kushtetueses.
Sipas këtij burimi, ata deri mbrëmë nuk kanë pranuar asnjë dokument nga kjo gjykatë