Gjykata Kushtetuese mbrëmë befasoi të gjithë duke marrë vendim që vendi të shkojë në zgjedhje, për shkak se sipas tyre, vota e Etem Arifit është e pavlefshme.
Disa parti politike e kanë mirëpritur këtë lajm, përfshirë edhe PDK-në.
Kryetari i saj në detyrë, Enver Hoxhaj, sot në mëngjes ka publikuar një foto të elektoratit të PDK-së nga tubimet e tyre të kaluara.
Kujtojmë se këto zgjedhje që do të mbahen në janar, e gjejnë PDK-në me kryetar Enver Hoxhajn.
Mirëmëngjesi!
Posted by Enver Hoxhaj on Monday, 21 December 2020