Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të raportojë sot para Komisionit Hetimor Parlamentar rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19.
Raportimi i tij do të fillojë në ora 14:00.
Lidhur me menaxhimin e pandemisë në këtë komision ka raportuar edhe ish-ministri i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti, Arben Vitia.
Kujtojmë që mbrëmë Kushtetuesja ka rrëzuar qeverinë Hoti dhe priten të mbahen zgjedhjet.