Ehat Miftaraj nga Institucioni i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të reja në vend.
Miftaraj tha se nga nesër pritet të hapet afatik kalimitar i transfereve politike, ai tregoi edhe cila parti ka kuotat më të mira.
"Afati pritet të fillojë nesër dhe do jetë i hapur për 30 ditë. Kuotat më të mira këtë vit i ka VV me 50% pasuar nga partitë tjera politike", shkroi Miftaraj në facebook, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Kush të vendos me qenë subjekt i transfereve politike luani mençur.
Zakonisht ata që vendosin në ditën e fundit të afatit kalimtar fitojnë më shumë.
Afati pritet të fillojë nesër dhe do jetë i hapur për 30 ditë.
Kuotat më të mira këtë vit i ka VV me 50% pasuar nga partitë tjera politike.
Urime dhe suksese kandidat potencial!