Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka filluar takim të kryesisë.
Kështu ka bërë të ditur, deputetja nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj.
Në këtë takim prioritet i diskutimit pritet të jenë zgjedhjet e reja.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.
Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.
Vendimet e Qeverisë mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, thuhet në vendimin e Kushtetueses.