Është sulmuar fizikisht gazetari Valon Syla pasi ai ditë më parë kishte bërë një shkrim në rrjete sociale për mërgimtarët duke i qujatur gërrnaça.
Për këtë ka reaguar analisti Imer Mushkolaj duke thënë se, kjo është e papranushme dhe askush nuk ka të drejtë ta sulmojë askënd, për shkak se e shpreh mendimin e vet, mendimin ndryshe.
“Së pari linçojnë në rrjetet sociale, pastaj sulmojnë fizikisht. Askush nuk ka të drejtë ta sulmojë askënd, për shkak se e shpreh mendimin e vet, mendimin ndryshe, siç ka bërë Valon Syla. Ata që i japin vetes të drejtë ta marrin ligjin në dorë, duhet të ndëshkohen ashpër nga ligji. Sulm i papranueshëm, sulm qyqar” ka shkruar Mushkolaj në Facebook.