Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani mbajti sot takim me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Me theks të posaçëm për nevojën e respektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të afateve ligjore për zgjedhjet e reja parlamentare.
Palët diskutuan po ashtu për menaxhimin e situatës me koronavirus.
Si dhe përpjekjet për sigurimin e vaksinës për qytetarët e Kosovës, për të cilën u dakorduan që të trajtohet me prioritet, ndërkaq institucionet e Kosovës ta kenë një plan të qartë të vaksinimit.