Tani është zyrtare se zgjedhjet e ardhshme në vend do të mbahen në fund të janarit të vitit të ardhshëm, eventualisht në fillim të muajit shkurt, shkruan Bota sot.
Partitë si Vetëvendosje, PDK dhe AAK, i kanë kandidatët për kryeministër, ndonëse zyrtarisht nuk i kanë prezenatuar ende.
Lidhja Demokratike kësaj radhe ende nuk i dihet kandidati për kryeministër, pasi që tani nuk e ka Vjosa Osmanin.
Tre emra të LDK-së të cilët mund të jenë kandidatë për kryeministra janë Avdullah Hoti, Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku.
Hoti mund ta marrë besimin e kryesisë së LDK-së, për të tentuar fitoren e ai të vazhdojë në postim e kryeministrit.
Kujtim Shala kaherë ka qenë një ndër emrat më të përmendur për kryeministër nga LDK-ja, e tash që Vjosa Osmani nuk është, ai mund ta marrë këtë privilegj.
Edhe Lumir Abdixhiku është përmendur vazhdimisht si kandidat i mundshëm i LDK-së për kryeministër, por që LDK-ja mund ta kursej për shkak se është kandidati potencial për kryetar të Prishtinës pas 10 muajve./Botasot