Sekretari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, ka treguar nëse partia e tij do të krijojë koalicion parazgjedhor, apo do të garojë e vetme.
Në një konferencë për media pas takimit me ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, Abrashi ka deklaruar se LDK-ja do të garojë e vetme në zgjedhje.
“Për momentin në parti ende nuk e kemi diskutuar, por projektimet janë të shkojmë të vetëm në zgjedhje”, ka deklaruar Abrashi.
Abrashi tha se LDK ende nuk e ka caktuar kandidatin për Kryeministër.