Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se janë të gatshëm për zgjedhjet e reja që pritet të mbahen brenda 40 ditësh pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Por deri më tani nuk dihet ende se kush do të jetë kandidati i LDK-së për kryeministër.
Por një foto e postuar nga deputetja e LDK-së, Doruntina Maloku, ka jap sinjalet e parë se Kujtim Shala do të jetë kandidati i LDK-së për kryeministër.
“Kolegu ynë, Kujtim Shala, nga sot, është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. #LDK është Akademi!”, ka shkruar Maloku, pikërisht në ditën kur po diskutohet për vendosjen e datës për zgjedhje të reja, shkruan “Bota sot”.