Opinionisti dhe analisti politik, Dardan Islami, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një parashikim të rezultateve për zgjedhjet që do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.
Islami ka parashikuar si fituesen e këtyre zgjedhjeve Lëvizjen Vetëvendosje. Kurse, në vendin e dytë ai ka renditur LDK-në e Isa Mustafës.
Ndërsa, në vendin e tretë, ka parashikuar se do të jetë Partia Demokratike e Kosovës.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, Kosova shkon në zgjedhje të reja.
Gjykata Kushtetuese me një vendim të saj, e shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti. Po ashtu Gjykata në vendimin e saj thotë, se zgjedhjet e reja duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.
Këtë vendim Gjykata Kushtetuese e mori pas ankesës që lëvizja Vetëvendosje e bëri, duke kërkuar interpretim për votën e një deputeti nga radhët e pakicave, i cili ishte i dënuar me vendim të prerë të Gjykatës. Vota e deputetit Ethem Arifi ishte vota e 61 që ia mundësoi Avdullah Hotit të zgjidhet kryeministër i Kosovës.
Ja postimi i analistit Dardan Islami:
Këtu mund ta gjeni rezultatin e zgjedhjeve me lëvizje në mazh 1 deri 2%.
VV 37,
LDK 22,
PDK 21,
AAK, Nisma, Akr 17,
Lista serbe 10,
Vjosa 7,
Pakicat tjera 6,
ulëse në Kuvend nga gjithsej 120.