Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, përmes një shkrimi në Facebook, ka skanuar shkurtimisht gjendjen aktuale në vend.
Ai ka folur lidhur me kandidimin e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e reja, që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.
Mehmeti shprehet se edhe u.d presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet të jap dorëheqje nga pozita si e para e shtetit, në rast se pretendon të kandidojë për zgjedhjet e reja.
Analisti shpjegon se Osmani sipas ligjit ajo nuk ka të drejtë të kandidojë duke qenë në pozitën e presidentes.
Ja shkrimi i Mehmetit:
I bie që edhe Vjosa me dhënë dorëheqje nga posti i presidentes... sipas ligjit ajo nuk ka të drejtë të kandidojë duke qenë në pozitën e presidentes... rrjedhimisht i bie që u.d presidentes të jetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.