Në fund të janarit ose në fillim të muajt shkurt të vitit 2021, qytetarët do t’iu drejtohen sërish kutive të votimit. Nga këto zgjedhje do të dal legjislatura e tetë dhe do formohet qeveria e re.
Viti i ardhshëm do të jetë vit i zgjedhjeve pasi që qytetarët në tetor do të votojnë edhe për kryetar të komunave e për asamble komunale.
Në shumë komuna pritet të ketë edhe balotazh, gjë që do të këtë organizim të raundit të dytë zgjedhor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është deklaruar i gatshëm për organizim të zgjedhjeve nacionale, por çdo organizim zgjedhor ka edhe koston buxhetore.
Zakonisht për zgjedhjet nacionale buxheti i Kosovës dëmtohet rreth 6 milionë euro.