Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ftuar në Prime Time, ka folur mbi zhvillimet politike e fundit politike në vend dhe zgjedhjet që pritet të mbahen.
Haradinaj ka theksuar se AAK-ja nuk do të ketë vija të kuqe.
“Eshtë vendimi i AAK-së që unë të jem kandidat për president edhe pas zgjedhjeve. Ne nuk kemi zgjedh kandidat për kryeministër. Besoj që ka me i fitu Aleanca zgjedhjet, shkojmë me një projekt ambicioz.
Pas zgjedhjeve nëse kërkohet ndihma jonë ne jemi këtu. Ne nuk kemi vija të kuqe, Aleanca shkon e vetme në zgjedhje. Kushdo që e mrre besimin e Aleancës është i respektum” deklaroi Haradinaj.