Ish ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk e ka pritur që Gjykata Kushtetuese t’i shpallë zgjedhjet.
“Ne kemi besuar që kauza që po e ngisim është e drejtë dhe Gjykata Kushtetuese e ka mbështet. Unë kam menduar se vendimi i saj shkon deri në kufirin e vendimmarrjes për ligjimitetin e votës së Etem Arifit, por nuk kom prit që Gjykata do t’i shpallë zgjedhjet.
Konjufca ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shpallur ta pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi erdhi si “epilog i pamundësisë së partive politike për të zgjedhur çështjen e presidentit”.
Ai tha se Kushtetuesja me këtë vendim i dha të drejtë sovranit.
“LVV vazhdimisht ka pasur kritika nga vendmmarrja e Gjykatës Kushtetuese, kur ne mendojmë se nuk e ka interpretuar çështjen saktë. Ky është një vendim që e ka mbështetur pretendimin e kërkesës tonë. Ne kemi argumentuar çështjen sipas bindjeve tona. Gjykata Kushteteuse ndoshta është frikësuar që me i anulu pastaj krejt vendimet e Qeverisë nuk dihet se ku janë pasojat.
Mu më është duk që vendimi i Kushtetueses vjen si epilog i pamundësisë së partive politike për të zgjedhur çështjen e presidentit. Statusi i vendimit ka qenë i drejtë dhe profesional. I ka dhënë të drejtë LVV në kuptimin e lëndës por i ka dhënë drejtë qytetarit që të vendos”, tha ai.