Çim Peka: Si pritet të garojnë palët në zgjedhje në Kosovë

Aktuale

Çim Peka: Si pritet të garojnë palët në zgjedhje në Kosovë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 21:29
Adi Krasta, Çim Peka, Rron Gjinovci

Analisti Çim Peka, i ftuar në emisionin e Adi Krastës komentoi situatën politikë në Kosovë.

Përballë analistit Rron Gjinovci, ai tregoi se si mund të pozicionohen palët.

“Vetëvendosje kandidon në koalicion me listën e Vjosa Osmanit. Kjo është të dalë e reja përballë të vjetrës në elektorat. Përballë mund të kenë LDK-në, Nismën dhe AAK-në. Për LDK-në, synimi është që të dalë parti e dytë dhe jo e tretë në këtë garë. Albin Kurti do luajë me Vjosa Osmanin si të parën në listë dhe vetë si kryeministër,” tha Peka.

I pyetur nga Krasta, Gjinovci tha se Vetëvendosje e ka të vështirë që të kapë 51 përqind.

“51 përqindësh është pak fantastike si ide. Deri te 48 përqind me këtë që thotë zoti Peka është e mundshme,” tha ai.

Më pas Peka komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte për t’i shërbyer aq sa mundet kastës së vjetër. Vetëm kur në momentin u kuptua se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme, pas gjashtë muajsh u mor vendimi. U tha se qeveria është antikushtetuese, por duhet të vazhdojë. Qeveria nuk u bë antikushtetuese rrugës, qeveria nuk është ngritur. Në momentin që një qeveri nuk është ngritur, duhet të vazhdohet me qeverinë që ishte. Pra nuk u rrëzua qeveria Hoti, sepse Kushtetutesja tha se nuk është ngritur,” tha Peka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat