Analisti politik, Krenar Shala si duket e ka “zbuluar” qëllimin e Valon Sylës se pse po i shanë mërgimtarët.
Sipas Shalës, pa mërgimtarë lufta e Kosovës kishte me qenë më e vështirë, por edhe paqja.
Sipas tij, Valon Syla po i shanë ata veç pse janë me ndryshimin dhe shpresën.
“Sigurt mërgimtarët t'kishin qenë me PDK-në, Valoni na kish tranu në portalin e tij tu i lavdu mërgimtarët 3 herë në dite”, shkruan Shala në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Ky Valon Syla a e dini pse i shanë mërgimtarët pa të cilët edhe lufta kishte me qenë ma e vështirë po edhe paqja:
Veç pse mërgimtarët jonë me ndryshimin edhe me shpresën. Sigurt mërgimtarët t'kishin qenë me PDK-në, Valoni na kish tranu në portalin e tij tu i lavdu mërgimtarët 3 herë në dite.
P..S. Pa keqkuptime. Qëllimi i këtij statusi nuk është që të relativizohet dhuna. Dhunën duhet ta dënojmë të gjithë pa dallim Sidomos dhunën që e cenon demokracinë.