Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Kuvendi i ri nuk mund ta trajtojë çështjen e mandatit të Gjykatës Speciale.
“Mund ta trajtojë, por vlerësimi i kushtetushmërisë së atij mandati shkon në Gjykatën Kushtetuese në Hagë. Nuk e vlerëson Gjykata Kushtetuese në Kosovë, sepse është bartur 100 % sovraniteti në sferën e gjyqësisë dhe drejtësisë”.
Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk mund ta shfuqizojë Gjykatën Speciale.
“Mund të votohet, por nuk mund të shfuqizohet. Interpretimin e kushtetushmërisë së tij e bën gjykata në Hagë, sepse ky kuvend ia ka dhënë mandatin e plotë. Ajo gjykatë në Hagë ka të drejtë të lidhë marrëveshje ndërkombëtare ashtu siç i lidh Kosova me shtet. Këtë mandat ia ka dhënë Kuvendi i Kosovës. Ka pasë një vendim të Gjykatës Kushtetuese në Hagë që ka treguar se ai mandat nuk është i diskutueshëm”.